Ndërsa numri i të infektuarve me koronavirus në Britaninë e Madhe vazhdon të rritet, mbretëresha Elizabeth II ka vendosur kundër përshëndetjes së zakonshme me armë për të festuar ditëlindjen e saj.
Departamenti i Shëndetësisë njoftoi sot se 114 217 njerëz kishin rezultuar pozitiv me virusin.
”Nga ata që janë testuar dhe shtruar në spital, 15 464 kanë vdekur”, tha ky departament.
”Mbretëresha tha se në këto rrethana nuk do të ishte e përshtatshme për të zhvilluar përshëndetjen me armë”, deklaroi një zëdhënëse e Buckingham Palace.
Të martën e ardhshme, Elizabeth II feston 93-vjetorin.
