Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kryebashkiaku Veliaj viziton dy familje të moshuarish, i uron gëzuar festën e Pashkëve Orthodokse

14:44 / April 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Veliaj gjate shperndarjes se pakove per Pashket 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një ditë të zakonshme, rrugët e Tiranës do të gumëzhinin nga qytetarët e shumtë që do të vizitonin të afërmit dhe miqtë për Festën e Pashkëve Orthodokse. E megjithatë, edhe në një kohë të vështirë pandemie si kjo, urimet dhe solidariteti mes tyre nuk mungoi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi familjet e Leonora Teshos dhe Vasilika Dashit, dy të moshuara që po e kalojnë vetëm festën e Pashkës këtë vit. Me urimin që Pashkët e vitiate tjetër ta gjejnë qytetin të çliruar nga kjo pandemi, Veliaj u dhuroi të moshuarve vezët karakteristike të festës, si dhe bukën e Pashkës.

Veliaj falenderoi besimtarët, por edhe klerët fetarë të të gjitha besimeve për bashkëpunimin në këtë periudhë të vështirë me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“E di që këto janë Pashkë shumë të çuditshme, por kjo është një sakrificë e të gjithëve. Gëzuar festën! Vërtet janë Pashkët më të çuditshme që ka njohur historia, por njerëzit janë treguar shumë bashkëpunues”, tha Veliaj.

Gjatë bisedës me një nga të moshuarat, banesa e së cilës ndodhet në Rr. “Myslym Shyri”, kryebashkiaku theksoi se pas kalimit të pandemisë, banorët e zonës i pret Parku Rinia, që po transformohet tërësisht nga Bashkia e Tiranës. “Parku Rinia ka dalë një kryevepër. Kemi një pjesë më vete për të moshuarit, pjesë më vete për fëmijët, për ata që kanë kafshët shtëpiake; ka dalë një mrekulli”, tha ai.

Duke i bërë thirrje që të vijojnë të qëndrojnë në banesa, Veliaj i siguroi se për çdo nevojë punonjësit e bashkisë do të jenë aty për t’i ndihmuar. Ai nënvizoi se masat e marra nga qeveria janë të domosdoshme dhe tashmë, ato po zbatohen edhe nga shtetet më të mëdha.

Qindra vullnetarë po ndihmojnë çdo ditë gjyshe, gjyshër, familje në nevojë me pako ushqimore, deri në kalimin e situates së pandemisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.