Ndërkohë që numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri ka arritur në 562, duket se jeta edhe pse plot vështirësi vazhdon.
Gjatë periudhës mars-prill, kohë kur infeksioni pandemik ka tronditur botën, në maternitetin e Durrësit kanë lindur 226 foshnje, nga të cilat 156 në muajin mars dhe 70 në Prill.
“Gjatë kësaj periudhe në maternitetin e Durrësit janë kryer rreth 200 operacione. Qyteti i Durrësit ka kaluar në lashtësi dy rrënime të rënda dhe është ringritur nga themelet. Lindjet e shumta në këtë periudhë të vështirë pandemie janë një tregues i trashëguar i vitalitet të fuqishëm të këtij qyteti” ka deklaruar kreu i shërbimeve të obstetrisë në Durrës.
