Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I dënuar me 12 vite burg për trafik droge, kapet 43-vjeçari nga Saranda

09:06 / April 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arrestim 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 43-vjeçar nga Saranda i cili ishte shpallur në kërkim ndëkrombëtar pasi është dënuar me 12 vite burg.

Bëhet fjalë për Gladiol Metushaj i cili është dënuar për trafik droge nga Gjykata e Apelit të Vlorës.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet operacioni i koduar “Kanina”.
Vihet në pranga i kërkuari, i dënuar me 12 vite burg, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, krahas angazhimit maskimal për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën intensive për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë dhe personave në kërkim.

Seksioni i Hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e narkotikëve pranë DVP Vlorë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kanina”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim kombëtar, Gladiol Metushaj, 43 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim të formës së prerë, e ka dënuar me 12 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

43-vjeçari është autori i 5-të i ngjarjes së ndodhur më 19 mars të vitit 2015, në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, ku u kap një sasi lënde narkotike 30 kg, e llojit çokollatë, ngjarje për të cilën u arrestuan në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.