Arrestimi i Orges Bilbilit në Tiranë u komentua gjatë ndërkohë që prokuroria dh epolicia vijojnë hetimet për të zbuluar se kush e ka ndihmuar gjatë arratisë dhe lidhjet që ka i shumëkërkuari.
Ndërkohë që, apartamenti ku ai qëndronte me qira ka rezultuar në emrin e një vajze, hetuesit kanë marrë dëshminë e saj. E reja e identifikuar me emrin Jurgena ka mohuar të ketë lidhje apo të ketë ndihmuar Bilbilin, megjithatë ka dyshime se emri i saj në qiranë e apartamentit ishte një mënyrë mosidentifikimi për të shumëkërkuarin.
Kjo banesë, thonë burimet, ishte marrë me qira rreth 3 javë para se Orges Bilbili të arrestohej pas një përplasjeje me një polic, i cili i kishte bërë shenjë të ndalonte, pasi vendi ishte në karantinë dhe duhet të shikonte lejen.
Gjatë arrestimit u plagos dhe një kalimtare, ndërsa Bilbli me një plagë në këmbë u njoh dy ditë më vonë me masën e sigurisë arrest në Spitalin e Traumës.
