Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Në shërbim të luftës kundër COVID-19, ‘Facebook’ zbulon aplikacionin e ri për gjurmimin e të prekurve

17:47 / April 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Facebook COVID 19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i përgjithshëm i “Facebook”, Mark Zuckerberg zbuloi “hartën e nxehtësisë” së koronavirusit të mundësuar nga të dhënat në “Facebook”, që ka për qëllim të ndihmojë në gjurmimin e përhapjes së sëmundjes dhe planin për rihapjen e shoqërisë.

Harta e krijuar nga studiuesit në Universitetin “Carnegie Mellon” ofron të dhëna në kohë reale të aktivitetit COVID-19 jo më parë të disponueshme nga ndonjë burim tjetër, sipas një deklarate të universitetit.

Harta bazohet në miliona përgjigje ndaj sondazheve që u kërkuan përdoruesve të “Facebook” dhe “Google”, në SHBA, që të vetëraportojnë simptomat gjatë një periudhe prej 10 ditësh në fillim të këtij muaji.

Aplikacioni

Zuckerberg tha se harta e nxehtësisë po zgjerohej globalisht me ndihmën e ekipeve kërkimore të Universitetit të Maryland si pjesë e një përpjekjeje për të monitoruar përhapjen e virusit.

Ai diskutoi rezultatet fillestare të sondazheve në një intervistë me “ABC News”, duke përshkruar se si hartat do të ofrojnë një pamje të plotë të pikave të mundshme që mund të ndihmojnë zyrtarët shëndetësorë të identifikojnë zonat që kanë nevojë për më shumë furnizime, ndërsa gjithashtu parashikojnë ringjalljet e mundshme në rrugë.

Zuckerberg foli edhe për përvojën e tij me pandeminë, duke zbuluar se ai është munduar të përshtatet me normalen e re si të gjithë të tjerët, duke treguar në mënyrë specifike sfidën e punës nga shtëpia me dy fëmijë të vegjël përreth.

aplikacioni COVID-19 facebook
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

iPhone 18 Pro dhe Pro Max me problem të pazakontë

21:00 / October 5, 2026

OpenAI anulon lançimin e modelit të ri për shkak të shqetësimeve për sigurinë

10:28 / September 29, 2026

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.