Koronavirusi ka shkaktuar edhe efekte pozitive në tokë. Për shkak të ndalimit të lëvizjeve me makina, ndalimit të aeroplaneve dhe shumë prej fabrikave, niveli i ndotjes së ajrit ka rënë në mënyrë drastike. Madje një video u bë virale nga Venecia, ku ishin rikthyer delfinët për shkak se gondolat nuk përdoreshin më.
E kundërta ndodh në Fier, ku lumi Gjanicë është më i ndotur se kurrë. Siç duket edhe nga fotoja e shkrepur nga gazetarja Laureta Roshi, ndotja e shkaktuar nga nafta e ka kthyer ngjyrën e lumit në të zezë duke rrezikuar edhe shëndetin e të gjithë qytetarëve.
