Të 25 rastet e reja të identifikuara në 24 me koronavirus nga 242 testimet e bëra kanë rezultuar në Krujë dhe Kurbin, ndërkohë që Tirana për herë të parë që kur ka nisur epidemia në fillim të marsit nuk ka shënuar asnjë rast të ri me koronavirus.
“Vijon hetimi epidemiolog jik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja. Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka asnjë rast të ri. Deri në këto momente janë testuar 6017 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 609 raste”, bëri të ditur drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico.
