Një i burgosur në burgun 313 ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Panorama.
Sipas saj, bëhet fjalë për një shtetas italian i cili është arrestuar për trafik narkotikësh, por zyrtarisht lajmi nuk konfirmohet nga Drejtoria e Përgjithme e Burgjeve.
Më herët në këtë burg është konfirmuar një punonjës si i infektuar, por sipas Drejtorisë së Burgjeve ai nuk ka pasur kontakte me persona të tjerë.
Ende nuk dihet si është infektuar i burgosuri me koronavirus.
