Një 30-vjeçar është gjendur i pajetë paraditen e kësaj të marte, ndërkohë që një ditë më parë ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij.
Bëhet e ditur për djalin e një biznesmeni i cili ka në pronësi linjën e udhëtarëve Delvinë-Tiranë.
Sipas policisë dyshimet e para janë për një vetëvrasje të tij teksa afër trupit është gjetur një pistoletë dhe nuk ka shenja dhune apo dëmtime veç asaj të shkaktuar nga arma.
Delvinë/ Informacion paraprak
Në orën 11:05, pranë vendit të quajtur “Kaminat” dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E. I., rreth 30 vjeç, banues në Delvinë.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tera veç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri pistoletë e llojit TT, me të cilën dyshohet se është vetëvrarë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
