Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“E vrava për nder”, vëllai tregon si i kapi mat motrën e martuar me të dashurin

12:14 / January 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Elida Cani Esat Cani e1548670083387
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jane zbardhur dëshmitë të Elida Canit, vëllait të saj, Esat Cani, i cili vrau të dashurin e motrës, Arben Gjecin dhe Dëfrim Kurtit, që është burri i 20-vjeçares. Vajza ka pranuar lidhjen me 34-vjeçarin Arben Gjeci që u vra me hekur në kokë katër ditë më parë në Zall Bastar.

‘Arbenin e qëlloi Esati. Ne kishim një lidhje prej disa muajsh, atë natë e kishim lënë për t’u takuar. Burri nuk ishte në shtëpi, pasi ndodhej në lokal, ndërsa vjehrrin dhe vjehrrën i kishte zënë gjumi. Doja ta anuloja takimin, por Arbeni nuk pranoi dhe më kërkoi që të takoheshim’ është shprehur ajo.

E ndërsa në fillim e mohoi vrasjen, Esat Cani, vëllai i 20-vjeçares ka pranuar gjithçka duke treguar ngjarjen. ‘Atë ditë e kam ruajtur gjatë gjithë kohës Arbenin, pasi punonte me furgon. E kam parë në lokal në mbrëmje bashkë me kunatin tim Dëfrimin, më pas kunati iku në një lokal tjetër dhe Arbeni iu drejtua shtëpisë së motrës. Atje më pas i kapa të dy bashkë. Nuk dija se cfarë të bëja, e vrava për nder’ ka thënë ai.

Kunati i autorit ka treguar skenarin për fshehjen e vrasjes.

‘Më telefonoi Elida (gruaja) dhe më tregoi për atë që kishte ndodhur. Kur shkova e pyeta nëse dinte gjë mami dhe babai dhe për shkak të fjalëve që mund të hapeshin në fshat vendosëm që të tregonim skenarin që Arbeni ishte plagosur në rrugë dhe e nxorëm trupin jashtë banesës’.

Sot gjykata e Krimeve të Rënda e ka lënë në burg autorin, ndërsa motra e tij dhe kunati është ndryshuar masa e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Elida Cani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia ndërhyn te Kryeministria, zhvendos grupin e protestuesve nga bulevardi

12:39 / June 28, 2026

Kokainë me vlerë mbi 100 mijë euro në makinë, arrestohet nga policia në Padova

11:58 / June 28, 2026

Mbyllën dhe dhunuan klienten në dyqan, arrestohen dy pronarët e biznesit

11:39 / June 28, 2026

Dhunoi me shkop druri bashkëshorten në Pogradec, shoqërohet në polici 78-vjeçari! E moshuara niset drejt Traumës me helikopter

19:10 / June 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.