Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gruaja shtatzënë vdiq nga koronavirusi bashkë me fëmijën, mjeku tregon momentet e tmerrit

14:55 / April 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Video Skype.00 25 04 26.Still002 1 780x439 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Infektologu Valbon Krasniqi, në një intervistë për “Përballje ditore”, ka folur për gjendjen në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare dhe për rastin e gruas shtatzënë, 40 vjeçare, e cila ishte duke u trajtuar për COVID-19, në Klinikën Infektive.

Krasniqi tha se pacientja në fjalë e cila ndërroi jetë pas mesnatës, ka qenë e shtrirë dhe në gjendje të rëndë në repartin Intensiv të Klinikës Infektive.

“E ndjera tashmë, ka ardhur në Klinikën Infektive me datën 15 prill dhe që nga momenti që ka ardhur, ka qenë vazhdimisht në gjendje të rëndë, praktikisht edhe kur ka ardhur në Klinikën Infektive ka qenë e intubuar dhe në atë gjendje ka vazhduar trajtimin në repartin Intensiv të Klinikës sonë”, tha Krasniqi.

Infektologu bëri të ditur po ashtu se gjendja e disa pacientëve të shtrirë në Intensiv është e rëndë, ndërsa bëri thirrje edhe njëherë që qytetarët të kenë kujdes maksimal.

“Siç edhe kemi raportuar, nëpër komunikata vazhdimisht gjendja e saj dhe atyre që janë shtrirë në repartin intensiv ka qenë shumë e rëndë, ka qenë kritike, dhe ajo fatkeqësisht pas mesnatës përfundoi me një ecuri fatale. Përsëri apelin tonë për të gjithë qytetarët që të kenë kujdes maksimal ndaj higjienës personale dhe shmangie të kontaktit me persona të cilët janë jashtë familjes”, tha Krasniqi.

Ai tha se megjithëse një numër i madh i rasteve do të kalojnë infeksionin më lehtë, 20 për qind e të infektuarve mund të kenë simptoma më të rënda dhe disa nga ta do të përfundojnë edhe me fatalitet.“Edhe pse ne e kemi bërë të ditur se në shumicën e rasteve ky infeksion do të kaloj në forma të lehta deri tek të moderuara, megjithatë diku deri në 20 për qind të rasteve sëmundja do të manifestohet, dhe disa prej tyre, fatkeqësisht mund të përfundojnë me ecuri fatale, në veçanti grupet që i kemi përmendur që janë më të rrezikuara, edhe ndaj këtyre grupeve ne duhet të kemi kujdes maksimal”, tha Krasniqi në “Përballje ditore”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026

Rama mbledh qeverinë në Pogradec/ Artur Nura: Do ketë ndryshime në kabinet, përfliten 6 ministra

20:14 / August 22, 2026

Zjarret, 4 vatra aktive/ Përmirësohet situata në Pukë, shuhet zjarri në Dukat

18:13 / August 22, 2026

“Më ço në spital, nxito…”/ DJ rrëfen momentet pas vrasjes në Ksamil: Sokrat Vata ishte i mbuluar me gjak dhe mbante dorën poshtë bluzës

18:07 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.