Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mjeku Rexhep Muja tregon për herë të parë si ra në kontakt me ‘pacientin zero’ me COVID-19 në Shqipëri: I mora tamponin dhe në 21:00 të darkës më telefonoi Silva Bino…

16:21 / April 21, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5e9ef6b248011
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në programin “Historia ime”, ishte epidemiologu dhe mikrobiologu Rexhep Muja. Ai ka mbaruar fakultetin e Mjekësisë dhe ka punuar si mjek familje në fillimet e karrierës duke pasur një eksperiencë edhe si Drejtor Spitali në Peshkopi. Më pas u specializua për Mikrobiologji në Universitetit e Shëndetit Publik në Tiranë dhe nga viti 2013 e në vazhdim është epidemiolog /mikrobiolog në Autoritetin Shëndetësor Rajonal Tiranë. Sot është në vijën e parë të gjurmimit të virusit në terren.

Muja është edhe doktori, i cili identifikoi dhe rastin zero të prekur nga virusi në vendin tonë dhe në studio ai zbuloi si ra në kontakt me rastin.

 Mirela Milori: Si ratë në kontakt me këtë rast?

Rexhep Muja: Rasti zero ka qenë në Itali në Firence bashkë më familjen e tij, duke përjashtuar të atin dhe pas 10 ditësh qëndrimi kthehet në Shqipëri. Familja e tij kthehet nëpërmjet rrugës ajrore, ndërsa vetë pacienti zero kthehet në rrugën tokësore. Gjithë lëvizjen që ka bërë nga Firenze deri në ardhjen në Tiranë, që e ka rreth datës 26 ora 3 e mëngjesit. Pastaj ka vazhduar jetën e përditshme deri në datën 6, kur falë njohjeve që kam me të atin më shtron problemin e të birit që ka x shenja. Historiku na ndihmon shumë, pasi marrim historikun se ku ka lëvizur dhe kë ka takuar, aty del se çuni ka qenë në Firnece dhe është kthyer në datën 26. Ndërtohet në mendje një farë grafiku, që ne kapemi në periudhën e inkubimit dhe menjëherë i them të atit që ekziston mundësia ta jetë e tillë. Marrim disa të dhëna, si është temperatura, ka kollë, ka djersë, ka këputje, të gjitha ato shenja që shkojnë për shtat për virusin. Të gjitha si pacient ai i kishte. Ishte dita e parë data 6, e këshilloj të atin që do mbetemi në lidhje në datën 7. Po ashtu vepruam. Vajtëm për të marrë tamponin

Mirela Milori: Kishit frikë?

Rexhep Muja: Diçka frikë po, por detyrimisht është puna jonë dhe nuk duhet ta bëjmë me frikë, ndryshe të mund virusi po të kesh frikë, sidomos për ne virologët, unë them jo. Më datë 7, i ati i pacientit zero më thotë që shenjat klinike të tij janë zbutur, i them mos e largojë vëmendjen nga kjo sepse do të merremi përsëri më vonë. Në datën 8 vendosa ta testoj.

Mirela Milori: Shkuat?

Rexhep Muja: Shkuam në vatër dhe pastaj ishin gjithë familjarët aty, pyes gjithë familjarët mbi bazën e shenjave që kanë dhe vendosa të testoj çunin që është pacienti zero dhe të atin. Nga ora 9 e darkës telefonohem nga shefja e shërbimit të virioligjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silvia Bino që rasti zero është ai që ju keni marrë tamponin në orën 12 të drekës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.