Një emigrant shqiptar, i identifikuar si Mauricio Myftaraj është dënuar me 15 vite burg pasi eshte kapur me dy armë zjarri, të llojit pistoletë. Shqiptari është dënuar në Angli dhe sipas mediave lokale, një nga pistoletat që mbante shqiptari ishte me rreze lazer për të pasur 100% saktësi në përdorim.
Një të tillë ka pasur edhe James Bond. Myftaraj është deklaruar fajtot për armëmbajtje pa leje si dhe trafik drgoë të klasit B.
Më 24 Korrik të viti të shkuar, efektivët zbarkuan në shtëpinë e shqiptarit në Angli dhe aty gjetën njërën pistoletë me 40 fishekë, dhe tjetrën të pajisur me rreze lazer.
