Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Delvinë. Trupi i pajetë i Enteo Isufaj, 30-vjeç është gjetur nga policia. Sipas policisë dyshohet se 30 vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri ditën e sotme rreth orës 11.00.
Dyshimet paraprake të policisë është pista e vetëvrasjes, pasi parë trupit të të riut është gjetur një armë zjarri pistoletë e llojit TT.
Kjo ngjarje ka shokuar qytetarët e Delvinës, ndërsa miqtë kanë postuar mesazhe prekëse në rrjetet sociale.
“O vëllai im! O shpirti i vëllait pse vrave veten o vëlla ti më the s’kam gjë o vëlla, ti më fole pardje o vella im ç’na bëre o vella. Pse o vella? Bashkë folëm pardje, unë të prisja, pse o vëlleçko im pse”, shkruan njëri prej tyre.

