Mjeku i njohur Andi Koraqi nënvizon se do të bëhen teste për policë dhe punonjës të ushtrisë, me qëllim që të shkëputet zinxhiri i infeksionit nga Covid-19.
“Kemi si kapacitetet humane dhe kapacitetet me pajisje, edhe me shkallë të gjerë. Për momentin do të testojmë punonjësit e shëndetësisë dhe më pas edhe në ushtri e polici. Po testojmë grupet me riske, sepse ata janë në kontakt me të prekurit. Duhet të kemi shumë kujdes. Duhet të testojmë çdokënd që është i dyshuar se mund të ketë Covid-19, sepse kështu shkëputet zinxhiri i infeksionit. E rëndësishme është gjurmimi epidimologjik. Duhet izolim për të dyshuarit dhe ata që janë positiv, tha Koraqi.
Andi Koraqi vlerësoi se masat që janë marrë nga qeveria, ia kanë dalë që të kenë efekt mjaft pozitiv.
