Koronavirusi me shumë gjasa do të shtyjë dasmat në Shqipëri për këtë vit. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, tha se dasma sipas modelit tradicional është e vështirë që të ketë. Kjo sepse sipas tij ato janë evente ku është e pamundur që të ruhet distanca sociale.
A do të kemi dasma këtë vit?
Blendi Klosi – Dasma ka po me kushtet e koronavirusit. Dasëm do jetë shumë e vështirë sepse varet se si do shkojë ekonomia.
Po mirë kampionatin europian i shtymë, lojrat olimpike i shtymë, do të shtyjmë dhe dasmat?
Blendi Klosi – Martesa mund të bëhet por dasma është pikëpyetje. Do jetë shumë e vështirë të hapen sepse janë gjëra masive të vështira të kontrollueshme janë aktivitetete ku nuk respektohen distancat.