Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Majlinda Bregu: BE llogarit një humbje një miliardë euro në muaj

00:00 / April 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bregu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke ju referuar së fundi një studimi të ndërmarrë nga institucioni që ajo përfaqëson, Bregu tha se për shkak të pandemisë, sot një në pesë udhëtime rezulton i anuluar dhe se 42 përqind e agjencive turistike thonë që kanë nisur shkrutimet në stafin e tyre.

Në pozicionin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu tha se BE llogarit ne fushen e turizmit një humbje prej 1 miliardë euro në muaj për shkak të koronavirusit.

Duke ju referuar së fundi një studimi të ndërmarrë nga institucioni që ajo përfaqëson, Bregu tha se për shkak të pandemisë, sot një në pesë udhëtime rezulton i anuluar dhe se 42 përqind e agjencive turistike thonë që kanë nisur shkrutimet në stafin e tyre.

“Ne u përfshimë menjehërë për të bërë një analizë të pasojave që do të sjellë pandemia në rajon. Ishte një studim që vendosëm ta bëjmë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur nga muaji Mars në muajin Prill. Në bazë të të dhënave dhe informacioneve që morëm , sot një në pesë udhëtime raportohet si i kanceluar. Në 520 mijë të punësuar në sektorin e turizmit në rajon, të cilët në periudhat e pikut të verës sigurisht që shtohen,  42 përqind e agjencive turistike që ne kemi pyetur thonë që kanë nisur shkrutimet në stafin e tyre.  10.2% e GDP në të gjithë Ballkanin Perëndimor vjen nga turizmi. Sot po raportohen, jemi në një moment kur analizat e para sa po dalin. Greqia sapo ka filluar të raportojë që ka gjysmë miliardi dëme nga fillimi kur nisi karantinimin deri në Prill, ndërkohë që Italia edhe pse nuk është pjesë e Europës Juglindore ka një humbje që llogaritet në 7.5 miliardë në periudhën Mars- Maj. Vetëm Pashkët sa dëm kanë sjell. Vetëm ai Vatikani i boshatisur sa dëm ka sjellë në ekonomi.  Vetë BE llogarit një humbje 1 miliarde euro në muaj, ndërsa ne në gjashtëshen tonë të Ballkanit Perëndimor, në rast se kemi patur një fitim vjet në 7.1 miliardë euro, sot ky fitim është në pikepyetje të madhe, vende pune më shumë të shkurtuara, bare, restorante të mbyllura dhe lëvizje më e pakët e njerëzve”, tha Bregu.

humbje llogarit Majlinda Bregut miliard
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të ardhura nga turizmi/ BSH: Në janar-qershor turistët shpenzuan në Shqipëri 2.38 mld euro

13:56 / September 11, 2026

1.5 trilionë lekë kursime në banka, preferohen depozitat mbi 2 vite

18:41 / September 7, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Shqipëria pezullon importin e mishit nga Brazili, masa hyn në fuqi më 3 shtator

13:06 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.