Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kufizimi i qarkullimit nga Covid-19 përgjysmon aksidentet në mars

08:36 / April 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksident
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aksidentet në muajin mars kanë shënuar një rënie historike, si rrjedhojë e kufizimit të qarkullimit nga Covid-19.

INSTAT raportoi se në muajin mars 2020 numërohen 65 aksidente rrugore nga 127 aksidente të ndodhura në muajin Mars 2019, duke u ulur me 48,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tremujorin e parë të 2020, numërohen 264 aksidente rrugore nga 356 aksidente të ndodhura në tremujorin e parë të 2019, duke u ulur me 25,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Mars 2020, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 94 persona nga 176 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 46,6 %. Numri i të aksidentuarve në tremujorin e parë të vitit 2020, është 360 persona nga 483 persona, duke u ulur me 25,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në muajin Mars 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 10 persona nga 24 persona të vdekur në Mars 2019. Në tremujorin e parë të 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 39 persona nga 48 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Mars 2020, aksidentet rrugore, në 76,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 35,4 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 28,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e parë të 2020, aksidentet rrugore, në 21,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 1,7 % krahasuar me një vit më parë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026

Zbuluan kontrollin e qelizave nervore me dritë, 3 shkencëtarë fitojnë Nobelin në mjekësi

13:03 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.