Kryeministri britanik Boris Johnson në një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump mësohet të këte kërkuar një reagim të koordinuar ndërkombëtar për pandeminë e koronavirusit.
Sipas asaj që bën të ditur zyra e tij e shtypit Johnson do të kthehet gradualisht në punë, ndërkohë që më pas do të ketë dhe një telefonatë me Mbretëreshën Elisabeth.
Ai falënderoi presidentin amerikan për mesazhin që i kishte çuar për gjendjen e tij kur ishte në spital, që sa më shpejt të rikuperohej nga COVID-19.
Dyshja gjithashtu ranë dakord “për rëndësinë e një reagimi të koordinuar ndërkombëtar ndaj koronavirusit”, duke shpresuar gjithashtu për nënshkrimin e një marrëveshje tregtare “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Johnson pritet të kontaktojë edhe me Mbretëreshën gjatë kësaj jave.
Kjo do të jetë dëgjesa e parë e Johnson me Mbretëreshën në tre javë, pasi ai vazhdon shërimin e tij nga koronavirusi.
Pasi kaloi shtatë net në Spitalin St Thomas ‘në Londër me COVID-19 në fillim të këtij muaji, kryeministri është duke u rikuperuar në Checkers, vendbanimi i tij zyrtar, në Buckinghamshire.
Në një konferencë për gazetarët e ëestminster të Martën, zëdhënësi i Johnson tha se kryeministri do të “vazhdojë shërimin e tij në Checkers dhe nuk po bën zyrtarisht punën e qeverisë”.
Sidoqoftë, zëdhënësi tha që Johnson kishte qenë tashmë në kontakt me liderët e tjerë botërorë, si dhe ministrat dhe zyrtarët e tij.
