Dy raste të reja me koronavirus në Elbasan ku bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh.
Sipas News 24 i prekur është një shofer i një fasonerie dhe bashkëshortja e tij.
Rastet e reja janë zbuluar pasi u është bërë testi personave që kanë qenë të dyshuar. Ata janë të dy të moshës 62-vjeçare duke e çuar kështu në 18 numrin total të të prekurve në Elbasan.
