Në kushte izolimi nga Covid-19, kur shumica e qytetarëve qëndrojnë në shtëpi,, dy zyrtarë policie kanë dalë piknik.
Jo vetëm kaq, por kanë zgjedhur që piknikun ta kalojnë në shoqërinë e një personi me të shkuar kriminale.
Komandanti i Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës, Amir Gërguri, është pezulluar nga detyra bashkë me të edhe një zyrtar i Policisë.
Bëhet me dije se 3 ditë më parë ata kanë dalë për piknik me një person me dosje penale, Blerim Poterën.
Ata shoqëroheshin dhe nga Nazmi Thaçi e Bedri Mustafa. Thaçi është vëllai i presidentit dhe Mustafa, vëllai i ish-deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa.
Lajmin për pezullimin nga bër me dije Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, raporton ‘Express’. Drejtori i përgjithshëm ka thënë se ata janë pezulluar nga puna për shkak se kanë shkelur masat e kufizimit të lëvizjes dhe se janë shoqëruar me një person me të kaluar kriminale.
