Një bojë spraj me bazë sensorësh transformon muret dhe mobiljet në pajisje interaktive dhe inteligjente që mundësojnë, për shembull, kontrollin e temperaturës dhe dritës në një dhomë thjesht duke lulëzuar. Teknologjia quhet SprayableTech dhe është krijuar nga shkencëtarët e Massachusetts Institute of Technology (Mit).
“Meqënëse SprayableTech është fleksibël në zbatimin e tij, ky sistem mendohet të përdoret përtej mureve”, thotë një nga autorët e hulumtimit, Michael Vessely. Për shembull thotë ai në një park mund të lyen stolat dhe llampat e ndriçimit për të komunikuar mes tyre.
Prej kohëshpo mendohet një botë ku ndërfaqjet digjitale janë të integruara në mënyurë perfekte me mjedisin. Ky vizion megjithatë është kufizuar deri tani pasi nuk është e thjeshtë të integrosh sensorë dhe përbërës të tjerë elektronikë në objekte derisa ato të shkrihen plotësisht. Grupi i MIT i ka kapërcyer këto pengesa duke përdorur një aerograf dhe bojë përçuese, e cila është e pasuruar me komponentë elektronikë.
