Përfaqësuesi i Ministrisë greke të Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras njoftoi shtatë 7 të reja të infektuar me koronavirus, duke e çuar totalin në 2408.
Për herë të parë në kaq javë pandemie, në Greqi nuk u raportua asnjë vdekje, duke e lënë shifrën në 121.
Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë theksuan se kufizimet e vendosura nga qeveria, si dhe pajtueshmëria e shumicës së qytetarëve, kanë kontribuar në kontrollimin e pandemisë, por që kufizimet duhet të mbeten në vend për të parandaluar çdo prapambetje.
