Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Risia/ Edhe interneti kthehet në “hallall”

14:32 / January 28, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
salamweb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të përdorësh internetin ndonjëherë mund të jetë problematike për myslimanët e devoitshëm për shkak të materialeve që mund të shfaqen aty. Por një kompani startup në Malajzi ka marrë kërkesa pa fund për një program që bën të mundur lundrimin në internet, në përputhje me vlerat myslimane.

SalamWeb është emri i motorit të kërkimit të ri që synon t’u garantojë myslimanëve një përvojë në rrjet që përputhet me parimet e myslimanizmit. Aplikacioni i ri ka përdorues në vendet myslimane si Malajzia dhe Indonezia.

Synimi i kompanisë Salam Ëeb Technologies MY Sdn është të kapë 10% të 1.8 miliardë myslimanëve që ka bota.

SalamËeb mbështetet në filtrate e vet për monitorimin e përmbajtjes dhe paralajmëron përdoruesit kur u janë pranë faqeve me lojëra fati ose pornografi. Ai gjithashtu ka funksione specifike për myslimanët, si treguesi i kohës së faljes apo orientimi për mënyrën e pozicionimit gjatë këtij riti.

Ky shfletues është i certifikuar dhe në përputhje me Bordin Mbikëqyrës të Amanie Shariah dhe variant i Google Chrome-it. Ligji i Sheriatit ndalon aktivitetet që konsiderohen jo etike, si për shembull kumari, prostitucioni dhe bizneset që lidhen me alkoolin dhe mishin e derrit, si dhe produktet financiare me interes.

Interneti Myslimanë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

iPhone 18 Pro dhe Pro Max me problem të pazakontë

21:00 / October 5, 2026

OpenAI anulon lançimin e modelit të ri për shkak të shqetësimeve për sigurinë

10:28 / September 29, 2026

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.