Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Covid, më të prekurit 55-64 vjeçarët, mosha mesatare 47,5 vjeç

08:31 / April 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Infektivi i semuri 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të prekurit nga pandemia Covid në Shqipëri kanë një moshë mesatare 47,5 vjeç sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik që i përkasin datës 22 prill. Grupi moshor më i prekur është popullata 55-64 vjeç, e cili përbën 21 për qind të totalit te të prekurve në vend.

Në Shqipëri mosha mesatare e të prekurve nga Pandemia është dukshëm më e re se ne Europë që llogaritet mesatarisht në 60 vjeç sipas të dhënave nga BR.

Përhapja në një grup moshe më të re e ka bërë më pak agresive sëmundjen në Shqipëri duke bërë që vendi ynë të ketë një normë rikuperimi më të lartë se në Rajon dhe më gjerë. Aktualisht numri i rikuperimeve i kaluar me gati 100 persona të infektuarit që po trajtohen.

Grupmosha 65-74 vjeç që është edhe më e rrezikuar nga Covid-19, rezulton një përqindje më të ulët duke zënë vetëm 9 për qind te të prekurve.

Pjesa më e madhe e prekurve i përkasin popullsisë në moshë punë e cila është toleruar më së shumti nga kufizimet.

Norma e lartë dhe e shpejtë e rikuperimit nuk ka ushtruar presion në kapacitetet spitalore.

Pavioni i infektivit në QSUT që ishte përgatitur të trajtonte rreth 120 pacientë me Covid aktualisht trajton vetëm 33 nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, po trajtohen rreth 7 pacientë të shtruar, 4 nga të cilët janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

Por gjithsesi veni ynë ka një normë të lartë vdekjesh, 27 në total ose 9 për një milionë banorë. Kjo shifër është më e lartë se e vendeve të tjera që kanë të njëjtin numër të prekurish.

tab 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026

Zbuluan kontrollin e qelizave nervore me dritë, 3 shkencëtarë fitojnë Nobelin në mjekësi

13:03 / October 5, 2026

Taulant Balla: Do miratojmë reformën territoriale, na duhen bashki të forta

12:45 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.