Facebook njofton se në 70 vende të botës tashmë është shtrirë dhe aplikacioni Messenger Kids për të ndihmuar të vegjëlit të vazhdojnë mësimet dhe të lidhet me miqtë e tyre dhe gjatë kufizimit.
Nga ana tjetër gjithashtu kompania dëshiron të shtojë edhe mbikqyrjen e prindërve, duke qenë këta të fundit që do të aprovojnë kontakte të reja të zgjedhura nga fëmijët e tyre nën 13 vjeç.
“Mes shkollave të mbyllura dhe distancimit social, prindërit po i drejtohen më shumë se kurrë teknologjisë për të ndihmuar fëmijët e tyre. Është një aplikacion për mesazhe dhe telefonata-video, që lejon të vegjlit të bisedojnë me miqtë dhe familjen e tyre në një mjedis argëtues, të kontrolluar nga prindërit”, tha Antigone Davis, drejtore e sigurisë në Facebook, në një deklaratë në internet.
Messenger Kids” u lançua në vitin 2017 në SHBA dhe më vonë u shtri në Kanada dhe një pjesë të vogël të vendeve të tjera, me synimin që Facebook të përdorej nga fëmijë shumë të vegjël.
