Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Gati të gjithë skenarët”, Shahini: Punë ditësh, vendimi final për mbylljen e vitit shkollor

09:05 / April 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Besa Shahini 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit Besa Shahini bën të ditur se janë përgatitur për të gjithë skenarët dhe se për pak ditë do të jepet dhe vendimi final për mbylljen e vitit shkollor.

“Do ta kemi në fund të prillit një vendim final për mbylljen e vitit shkollor. Po shohim me kujdes situatën dhe po presim një vendim nga Task Forca për koronavirusin nëse mund të kthehemi nëpër shkolla apo jo. Sido që të jetë, ne i kemi të gjithë skenarët gati: si në rastin që kthehemi në shkolla apo nëse nuk kthehemi në shkolla, dhe do të zbatojmë njërin nga këta skenarë”, është shprehur Ministrja Besa Shahini.

Për sa i përket pyetjes së maturantëve se kur do të botohen programet e reja orientuese për maturën, ajo ka nënvizuar se ata do të botohen në të njëjtën datë kur të merret vendimi për mbylljen e vitit shkollor, për të cilat thekson se nuk do të përmbajnë tema që nuk janë zhvilluar në shkollë.

Ndërsa për studentët ajo thotë: “Studentët kanë një fleksibilitet të shtuar për shkak se provimet i kanë në korrik (zakonisht është një periudhë provimesh). Ne po punojmë shumë ngushtë me rektorët, dekanët, shefat e departamenteve që të shohim se çfarë kanë planifikuar universitetet e ndryshme për mbylljen e vitit akademik. Ne po koordinojmë punët me ta, po i orientojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, por në fund të ditës vendimmarrja është e universitetit. Sido që të jetë, besoj që në fund të prillit do të marrim një vendim të përbashkët për mbylljen e vitit akademik”.

Ministrja Shahini i është përgjigjur edhe interesit të atyre maturantëve që duan të aplikojnë për studime jashtë vendit duke sqaruar se: “Plani ynë që është që ta mbyllim vitin shkollor në kohë, në qershor, ashtu siç ishte planifikuar fillimisht dhe të mos kemi pengesa për nxënësit që duan të aplikojnë për studime jashtë vendit”.

Në fund të video-mesazhit, Shahini nënvizon se: “Për maturantët kemi përgatitur një pako të veçantë, sepse është edhe grupmosha më e rëndësishme ngaqë mbyll arsimin parauniversitar dhe fillojnë punën apo i bashkangjiten universiteteve. Tek kjo pako përfshihet edhe një udhëzues për mësuesit se në çfarë forme të punojnë me maturantët. Pra, në muajin maj, ashtu siç ju kam premtuar, pjesa kryesore e punës me maturantët do të jetë e përqendruar tek përsëritjet e leksioneve dhe temave të ndryshme që nevojiten për maturën, si dhe mbylljen e vlerësimeve në shkollë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.