Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Koronavirusi po shkakton sulme të papritura në zemër tek të rinjtë

10:36 / April 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maskcoronavirus 041420getty 0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koronavirusi i ri duket se po shkakton sulme të papritura në tru tek të rriturit në moshat 30-40 vjeçare, të cilët nuk janë të sëmurë jashtëzakonisht shumë, raportuan mjekët të mërkurën.

Ka dëshmi në rritje që infeksioni Covid-19 mund të shkaktojë që gjaku të mpikset në mënyrë të panatyrshme, dhe goditja do të ishte një pasojë e pritshme e kësaj, shkruan CNN.

Dr Thomas Oxley, një neurokirurg në Mount Sinai Health System në Nju York, dhe kolegët dhanë detaje për pesë persona që trajtuan. Të gjithë ishin nën moshën 50 vjeçare, dhe të gjithë kishin ose simptoma të buta të infeksionit Covid-19 ose pa simptoma fare.

“Virusi duket se po shkakton mpiksje të shpeshtë në arteriet e mëdha, duke çuar në goditje të rëndë në tru,” tha Oxley për CNN.

“Raporti ynë tregon një rritje shtatëfish në incidencën e goditjes së papritur në tru te pacientët e rinj gjatë dy javëve të fundit. Shumica e këtyre pacientëve nuk kanë histori të kaluar mjekësore dhe kanë qenë në shtëpi me simptoma të buta (ose në dy raste, pa simptoma) të Covid,” shtoi ai.

“Të gjithë pacientët testuan pozitiv. Dy prej tyre vonuan në marrjen e shërbimit mjekësor”, tha Oxley.

Nuk është e zakonshme që njerëzit në moshë kaqë të re të pësojnë goditje në tru, veçanërisht goditje në enët e mëdha të gjakut në tru.

Goditja në një enë të madhe të gjakut shkakton dëme të mëdha nëse nuk hiqet menjëherë. Të paktën një pacient ka vdekur dhe të tjerët janë në ambiente rehabilitimi, kujdes intensiv ose në njësinë e goditjes. Vetëm një u lëshua për në shtëpi, por do të marrë kujdes intensiv, tha Oxley.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.