Deputetë të opozitës kanë kundërshtuar sërish ndryshimet në kodin penal duke paralajmëruar se do t’i dërgojnë ato në Kushtetuese pasi janë shjelur tre nene të rregullores. Deputeti Myslim Murrizi tha se ai është miratuar në kundërshtim me rregullat.
“Më datë 16 është miratuar një ligj në kundërshtim me rregullat. Nuk kemi njoftim për amendament shtesë. Neni 76 i Rregullores, pika 1 thotë qartë se amandamentet nuk mund të kalohen kështu. Janë shkelur tre nene të Rregullores. Të marrin në shqyrtim shkeljen e tre neneve të Rregullores dhe të mblidhet sekretariati me urgjence per tre nenet e rregullores, që janë shkelur, e për këtë të shpallet i pavlefshem. Unë si deputet do ta padis atë pacavure kodi penal në gjykatë kushtetuese, keni shkelur rregulloren”, tha Murrizi.
