Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tre të arrestuar në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

14:02 / April 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim me shpine dhe para kom 31431
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, njëri prej të cilëve ishte person i shpallur në kërkim. Një 27-vjeçari iu gjet kanabis në xhep gjatë kontrollit, ndërsa një tjetër është arrestuar për dhunë në familje, pasi dhunonte bashkëshorten e tij në sy të fëmijëve.

Ndërkaq, është gjobitur me 700 mijë lekë një person pasi kishte ardhur nga një vend i prekur me COVID-19 dhe ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit.

NJOFTIMI I PLOTE

Tiranë

Strukturat e Policisë, krahas angazhimit për zbatimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 3 shtetas, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

Procedohet penalisht për fshehje të të ardhurave dhe ndëshkohet me masë administrative sipas Aktit Normativ, një shtetas, pasi gjatë kontrolleve u konstatua se mbante hapur lokalin.

Ndëshkohet dhe 1 shtetas, për shkelje të rregullave të vetëkarantinimit.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, në xhepin e xhupin iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjashtë qese farmaceutike me lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 3 është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi A. D., 46 vjeç, pasi në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në prani të fëmijëve.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar u kap shtetasi M. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur për këtë shtetas, masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara “, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”, si edhe është marrë masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7, ndaj shtetasit F. Y., 65 vjeç, pasi në rrugën “Ramazan Demneri”, është konstatuar i hapur lokali të cilin e kishte të marrë me qira, por nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasi Xh. N., banues në Tiranë, pasi ka ardhur nga një vend i prekur nga COVID-19 dhe ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit, duke dalë jashtë banesës ku po qëndronte.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të zbatojnë masat kufizuese dhe të denoncojnë në 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.