Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sa veprim i zgjuar është të hiqet karantinimi tani?

17:44 / April 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
polici tirana. osh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Guvernatori i Georgias, Brian Kemp njoftoi se do të rihapi palestrat, sallat e masazhit, sallonet e flokëve dhe bizneset e tjera të vogla të premten, me restorantet dhe kinematë që do të hapen javën e ardhshme. Tenesi dhe Karolina e Jugut planifikojnë kthime të ngjashme.

Të gjithë duan të rihapin sa më shpejt shtetet e tyre, dhe situata është e ndryshme në secilin shtet, qytet dhe komunitet. Por njoftimi i Georgias u prit me skepticizëm dhe frikë, pjesërisht sepse Kemp është i njëjti guvernator që mësoi vetëm në fillim të prillit, se njerëzit asimptomatikë përhapin virusin, javë pasi të gjithë e dinin. Gjithashtu, palestrat, sallat e masazhit dhe sallat e tatuazheve nuk duken si bizneset më të sigurta për të hapur në fillimin e procesit të rihapjes.

Planet kryesore të rihapjes nga qeveria dhe ekspertë të ndryshëm – përfshirë Trump – kanë si kriter të parë një “trajektore rënëse” në numrin e infeksioneve. Rastet e përgjithshme të Georgias, përkundrazi vazhdojnë të rriten.

Shqetësimi më i madh për rihapjen e hershme, është se përhapja mund të rivendosi një “valë të dytë” të infeksioneve që përfundon më keq se e para. Për një shembull historik, Katie Canales i Insajderit përshkruan se si një valë e dytë goditi San Francisko kur qyteti ngriti kufizimet shumë herët gjatë pandemisë së gripit në 1918.

Në mbështetje të kufizimeve, vlen të përmendet se qasjet e karantinimit nuk janë binare, të hapura ose të mbyllura. Ekziston një rrugë e ndërmjetme, një mesatare e artë që mund dhe duhet të ndiqet nga çdo shtet. Më mirë të sigurt, sesa të penduar!

Aaron Holmes i Insajderit raporton se hartat dhe tabelat e bëra nga Facebook, Apple dhe Google tregojnë se sa sjelljet tona kanë ndryshuar që nga bllokimet. Për shembull, ne po ngasim makina 63% më pak dhe po ecim 66% më pak. Ecja është e shëndetshme dhe me rrezik të ulët. Prandaj lëvizni më këmbë, dhe jo me makinë, si shembull se karantinimi nuk duhet të ketë një qasje binare.

Sistemet shkollore janë përpjekur të vazhdojnë programe të mësimit në distancë dhe prindërit janë mirënjohës. Mësimi në distancë është në rastin më të mirë, mediokër, kryesisht është i tmerrshëm, por të paktën ai i mban të zënë fëmijët për disa orë në ditë. Por kjo është java që prindërit do të vendosen për ballë me tmerrin e asaj që do të ndodhë këtë verë.

Viti shkollor është duke përfunduar pothuajse dhe, në obsesionin tonë me të, ne nuk arritëm të vërenim boshllëkun që vjen kur shkolla mbaron. Çdo prind është i varur nga fëmija i tij për të shkuar në punë apo jo. Ndaj duhet gjetur një mënyrë inovative dhe interaktive, që ndërsa prindërit i rikthehen punës, fëmijët të jenë të ngarkuar me aktivitete të tjera. Ky është një tjetër shembull që tregon se balancimi midis hapjes dhe mbylljes është në fakt rruga më e mirë drejt një rihapje të sigurtë.(Business Insider, Insider Today)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pezullimi i vizave për 75 vende/ Gjykata amerikane rrëzon vendimin e presidentit Trump, mes shteteve të prekura është edhe Shqipëria

21:38 / August 22, 2026

Gonxhja ndan pamje nga ceremonia e hapjes së Lojërave Mesdhetare Taranto 2026

21:00 / August 22, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.