Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tre çifte në ditë shkojnë për divorc në Gjykatën e Tiranës

15:59 / January 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
divorce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse do hedhësh një sy në faqen e Gjyatës së Shkallës së Parë Tiranë, do kuptosh se numrin më të lartë të proceseve që zhvillohen në një ditë e zenë ato të divorcit.

Numri më i lartë i këkesë padive të dorëzuara në gjykatë në këtë periudhe është ai i kërkesë padive për zgjidhje martese. Aktualisht në Gjykatën e Tiranës janë duke u zhvilluar 714 procese divorci. Edhe pse ka kaluar thuajse një muaj nga viti 2019, vetëm në Janar në gjykatë janë paraqitur 92 kërkesa të reja për zgjidhje martese. Kjo do të thotë që të paktën tre çifte në ditë vetëm në Tiranë i drejtohen gjykatës për zgjidhje martese. 621 janë të mbartura nga viti i kaluar dhe 1 është rikthyer për rigjykim.

Proceset e zgjidhjes së martesës që marrin edhe kohën me të gjatë janë ato që kanë nevojë për caktimin e kujsestarisë së fëmijëve, pra për ato çifte që kanë fëmijë.

Mbi të gjitha kur kujdestaria kërkohët nga të dyja palët, procesi zgjat deri në 1 vit, pasi është psikologu ai që duhet të jap mendimin e tij se më kë duhet të qëndrojnë fëmijët, por ai duhet të zhvillojnë disa takime me fëmijët dhe palët në proces, jashtë gjykatës. Çka zgjat shumë procesin  

Paditë për pension ushqimor  janë  11 në këtë muaj të parë të vitit. Kjo ndodh në rastet kur bashkëshorti pjesë e procesit të divorcit, mohon dhënien e pagesës mujore së detyruar për fëmijën, të caktuar nga gjykata.


Psikologët kanë deklaruar se dy nga katër nëna të divorcuara nuk marrin pagesën e plotë të mbështetjes së fëmijës.

Po ashtu në sy bie edhe numri i lartë i këkesave për paisje me udher të menjëhershëm mbrojtjeje. Vetëm në muajin Janar në Gjykatën e Tiranës janë paraqitur 33 kërksa të reja, ndërsa 27 prej tyre janë mbartur nga viti i kaluar. Shumë nga këto gra, të cilat kërkojnë urdher mbrojtjeje bëjnë edhe kërkesë për divorc në gjykatë, për të shpëtur njëhërë e mirë nga dhuna e përsëritur psikologjike ose fizike, pasi me urdhër mbrojtje problemi i tyre mund të zgjidhet vetëm përkohësisht .  

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitet 1990 kishte nëntë divorce për 100 martesa, ndërsa në vitin 2016, ishin 24.7 divorce për 100 martesa.

Sipas padive të dorëzuara në gjykatë aryset kryesore të divorcit janë mungesa e mirëqenies për të rritur fëmijët, dhuna fizike dhe psikologjike si edhe emigracioni./ tirananews/

divorce shifra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.