Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të një dite më parë ku mbeti i vrarë një 67-vjeçar.
Sipas policisë autor i ngjarjes është fqinji i tij A.B., 65 vjeç i cili është arrestuar në flagrancë. Mësohet se viktima është goditur me thikë e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që gjithçka ka ndodhur për motive të dobëta, sipas burimeve zyrtare.
NJOFTIMI
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 23.04.2020, ku në lagjen nr. 7, në banesë, u godit me thikë dhe për pasojë gjeti vdekjen shtetasi P. T., 67 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit A. B., 65 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), i përdorur në krim nga autori i dyshuar A. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
