Ngjarja e rëndë e përdhunimit të 17-vjeçares në Sarandë ka marrë një tjetër rrjedhë sot.
Ishin vetë prindërit e 17-vjeçares, të cilët e nxjerrin të pafajshëm 72-vjeçarin e akuzuar, pasi sipas tyre vajza ka tre muaj pa shkuar tek shtëpia e të moshuarit Bajram Tushes dhe fajësojnë të riun, Gentjan Ruçi.
“Bajrami është i pafajshëm, Gentjan Ruçi ma shkatërroi vajzën, ma vrau shpirtërisht. Vajza ka tre muaj që nuk ka shkuar te shtëpia e Bajram Tushes. Gentjani donte ta vriste vajzën. Për atë njeri duhen marrë masa. Ai nuk duhet të jetë i lirë”, thanë prindërit.
Por ndwrkohw vetw 72-vjeccari ka pranuar historinw, e cila pritet tw zbardhet plotwsisht nga autoritetet.
