Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dhuna në karantinë: Burri shet rrobat për bixhoz, grushta e shqelma gruas në sy të fëmijës

18:02 / April 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykate 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhuna në familje kryeson rastet e trajtuara nga gjykatat në këtë periudhë pandemie. Avokati Erion Kullolli, i cili gjatë kësaj kohe ka trajtuar disa raste, shprehet se fenomeni ka pësuar rritje.

‘Fatkeqësisht kjo situatë ka ndikuar më shumë në lidhje me marrëdhëniet familjare. Është vënë re një rritje e numrit të kallëzimeve në lidhje me dhunën në familje. Edhe sot kam marrë një ankim për zëvendësim të masës së sigurisë në lidhje me veprën penale dhunë në familje“, tha Kullolli për Ora News.

Një prej rasteve konkrete është dhe dhuna fizike dhe psikologjike që një bashkëshort ka ushtruar ndaj gruas në prani të fëmijës 6-vjeçar. Burri kishte krijuar varësi nga bixhozi, ndërsa kishte shitur dhe rrobat e familjes. Kur gruaja ka konstatuar mungesën e rrobave e ka pyetur të shoqin, por burri i ofenduar e ka goditur me grushte dhe shqelma në kokë. Gruas i ka rënë të fikët dhe më pas kur është përmendur ka telefonuar motrën, ndërsa deri në mbërritjen e policisë ka qëndruar jashtë banesës. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet. Tashmë burri është i arrestuar, ndërsa gruaja ka marrë urdhër mbrojtje.

Sipas avokatit, rastet më të shumta të trajtuara gjatë kohës së pandemisë janë kryesisht me dhunë fizike dhe psikologjike në marrëdhëniet e çifteve.

Erion Kullolli:”Më së shumti pretendohet për dhunë psikologjike, të pakta janë rastet ku evidentohen shenja të dhunës fizike.”

Prej nisjes së pandemisë nga policia janë arrestuar në flagrancë tetë persona pasi kishin ushtruar dhunë në familje. 5 prej tyre kanë dhunuar bashkëshorten, në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes dhe në prani të fëmijëve, ndërsa 3 të tjerët kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve, babait dhe vëllait.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.