Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

“Kam humbur rreth 12 kg”, flet mjeku Roland Xhaxho pasi u prek nga koranavirusi

19:24 / April 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mjeku Roland
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku Roland Xhaxho, ishte një nga dhjetëra mjekët e infektuar me COVID-19 në vendin tonë, ndërkohë që pak ditë më parë la edhe spitalin e Infektivit pasi mposhti plotësisht koronavirusin.

Gjatë një interviste “skype” në Fax News,  mjeku reanimator foli edhe për gjendjen e tij shëndetësore, ku tha se po shkon drejt përmirësimit.

“Gjendja ime po shkon drejt përmirësimit në mënyrë graduale, duke e rimarrë veten nga ana fizike gjithmonë e më mirë.Duke qenë mjek reanimator dhe duke i njohur komplikimet, për mua ishte e papritur, por ndodhi. Ditët e para, tek unë u shfaq me temperaturë, më pas me humbjen e oreksit. Kam humbur rreth 12 kg. Ditët e para nuk kisha një rënie të peshës, por proceset që kishte mbi organizmin tim virusi bëri që të humbisja peshë, pavarsisht se oreksi m’u rikthye. Besoj javën tjetër do të rikthehem në punë.”- tha Xhaxho.

Xhaxho theksoi se sistemi shëndetësor është i përgatitur edhe nëse do të ketë një valë tjetër të virusit, ndërkohë që këshilloi të rinjtë që të rrinë larg prindërve të tyre në mënyrë që mos të kontaminohen më këtë sëmundje.
Po ashtu Xhaxho shtoi se ky është një virus i pabesë, pasi nuk dihet se çfarë dëmtimesh mund të japë në organizëm.

“Kemi kapacitete të pranojmë dhe 300 pacientë njëkohësisht. Sistemi shëndetësor është mirë organizuar dhe i përgatitur qoftë dhe për një sulm të dytë, nëse do të ketë nga ky virus. Të rinjtë duhet të shkojnë të punojnë, por prindërit e tyre duhet ti mbajnë pak larg në distancë sociale në mënyrë që të shmangin kontaminimin e tyre.

Është virus i pabesë sepsë nuk e di se çfarë dëmtimesh mund të japë. Ky është një virus që shkatërron organizmin edhe kur nuk ke tepmperaturë, është shumë aktiv dhe duhet patur shumë kujdes dhe duhet respektuar rregullat. Në mënyrë që të shmangim numrin e pacientëve që mund të rrezikojnë jetën. “- tha Xhaxho.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.