Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se kjo fundjavë do të jetë mbyllur deri mëngjesin e së hënës, përveç të moshuarve dhe nënave me fëmijë deri në 10 vjeç ashtu si të shtunën e parë.
“ Në të gjithë vendin, edhe kjo fundjavë do të jetë e mbyllur deri mëngjesin e së hënës, përveç:
Të moshuarve që do lejohen të dalin të shtunën deri në orën 11:00
Nënave me fëmijë (deri 10 vjeç) që do të lejohen të dalin të dielën deri në orën 11:00 ”, shkruan Manastirlu.
