Dhe këtë fundjavë do të zbatohen masat kundër pandemisë së koronavirusit njësoj si fundjavën e shkuar. Kjo e shtunë është për pensionistët, të cilët kanë mundësinë të dali e të shëtisin deri në orën 11.00.
Moti me diell e më i ngrohtë ka bërë që ata të shfrytëzojnë çdo hapësirë të mundshme, por duhet të kenë një kujdes, të ruajnë distancën, të marrin masat e nevojshme dhe jo më shumë se dy veta.
