Sapo kishin mbyllur marketin ku punonin e teksa ishin duke shkuar në shtëpi një makinë tip Xhip i zi kishte ndaluar dhe i kishte ftuar të hipnin, por vajzat nuk kishin pranuar.
Pasi mjeti i kishte ndjekur dhe 50 metra, tre persona kishin zbritur prej saj dhe i kishin dhunuar. Kjo është dinamika e ngjarjes që raporton News 24.
Sipas tij bëhet fjalë për Elidon Kotorrin, një emër jo i panjohur për policinë, i cili ka lënë qelinë pak kohë më parë ku përfundoi dënimin prej 25 vitesh burg për vrasje të trefishtë.
Vajzat mësohet të kenë lajmëruar policinë dhe ka qenë kjo e fundit që i ka transportuar në spital. Ato kanë rrëfyer se nuk i njihnin tre djemtë, por kishin mbajtur mend targën e makinës. Ato janë dhunuar me sende të forta dhe grushte duke marrë dëmtime të rënda në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.
Kotorri u dënua për vrasjen e Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit, ngjarje e vitit 1998.
