OBSH thotë se nuk ka të dhëna që njerëzit e shëruar nga kroonavirusi dhe kanë antitrupa nuk mund të infektohen sërish.
Sipas BBC, OBSH ka dhënë paralajmërimet e saj lidhur me atë që po quhet si “Pasaporta e imunitetit”, që thotë se njerëzit e shëruar nuk kanë rrezik, duke thënë se praktika të tilla mund të bëjnë që virusi të përhapet më shumë.
Shteti i Kilit javën e kaluar nisi të shpërndajë “pasaporta të shëndetit” për njerëzit që ishin shëruar nga koronavirusi. Në këtë shtet, kushdo që është shëruar nga koronavirusi, mund të rikthehet në punë.
