Nënprefekti i rrethit të Tropojës Granit Kurmekaj tha për tirananeës.al se të gjitha strukturat shtetërrore janë të angazhuara maksimalisht për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e banorëve të kësaj zone. Bie në sy bashkëpunimi i ngushtë i Prefekturës, Bashkisë, Policisë, AKU-së, duke ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e Tropojës.
“Këtu në Tropojë, tha Kurmekaj, është ngritur një taskë forcë për të evidentuar dhe për të ndëshkuar subjekte të ndryshme të cilat abuzojnë me çmimet si dhe kundër disa lokaleve, bar-kafe dhe ristorante, të cilat vazhdojne të mos respektojnë Aktin Normativ të Këshillit të Ministrave, për ndërprerjen e aktivitetit të tyre. Sëbashku me njësitë vendore, punonjësit e Policisë së Shtetit dhe zyrës së tatimeve janë bërë kontrolle në të gjithe territorin e Bashkisë Tropojë.”
Mësohet se nuk është toleruar dhe nuk do tolerohet asnjë subjekt që cënon sigurinë e qyterarëve në cilësinë e ushqimeve, në çmimet e produkteve të ndryshme, zbatimin e fashave orare, etj.
Sipas nënprefektit të Tropojës, Granit Kurmekaj, kontrollet do vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri kur situata të jetë përmirësuar.