Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Përgjimet dhe dëshmitë e sirianëve ‘fundosin’ dy vlonjatët që i trafikuan me gomone

18:21 / April 26, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 119 905x395 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Vlorës caktoi të dielën masë sigurie me burg, për dy të arrestuar të akuzuar për trafik klandestinësh me gomone përmes ngushticës së Otrantos drejt Italisë dhe trafik të mjeteve motorike. Dushan Spahiu dhe Paulin Koçi u ndaluan nga Roja Bregdetare të enjten në afërsi të shpellës së Haxhi Alisë në Karaburun sëbashku me një gomone që dyshohet se është përdorur për të trafikuar emigrantë nga Lindja e Mesme në drejtim të Italisë.

Seanca gjyqësore e kryesuar nga gjyqtari Laurent Fuçia zgjati gati 45 minuta. Prokurori Aurel Zarka kërkoi gjatë saj masën arrest me burg për dy të ndaluarit, duke paraqitur si prova të dhëna nga Interpoli, Guardia di Finanza dhe përgjime. Ndërsa avokati Arjan Isufi pretendoi pafajësi dhe kërkoi lirimin e tyre, duke pretenduar se ata kishin dalë në detë vetëm për të provuar gomonen.

Por provat e paraqitura nga prokuroria kanë bindur gjykatën se të akuzuarit duhej të qëndronin në qeli. Gjyqtari Laurent Fuçia i tha BIRN se akuza kishte paraqitur si prova në sallën e gjyqit dëshmitë e 30 emigrantëve, mes të cilëve 5 gra dhe 4 të mitur, që sipas prokurorisë kanë njohur mjetin e sekuestruar.

Provat i janë përcjellë prokurorisë shqiptare nga Guardia di Finanza, ndërsa në gjyq është theksuar se veç fotove të mjetit dhe dëshmive të emigrantëve të transportuar me gomone, kishte edhe përgjime që dyshohet se implikojnë dy të arrestuarit. “Sipas akuzës personat kanë qënë në përgjim, mjeti dhe vendi ku strehohej ka qënë i lokalizuar në bazë të përgjimeve telefonike”, i tha BIRN gjyqtari Laurent Fuçia pas gjyqit. Po ashtu në gjyq janë paraqitur pretendimet e akuzës se gomonia ishte vjedhur në Igumenicë.

Ndalimi i dy personave të enjten nga një anije e Rojes Bregdetare dhe akuzat ndaj të ndaluarve për trafik klandestinësh, dëshmojnë rihapjen e linjës së trafikut të klandestinëve nga Vlora drejt Italisë. Aktivitet që sinjalizohet të jetë ringjallur në Vlorë pas bllokimit të kufijve tokësorë për shkak të epidemisë së COVID-19.

Dyshimet për rinisjen e trafikut të klandestinëve përmes Otrantos ishin ngritur që në vitin 2015, por rasti i parë i këtij trafiku besohet se ndodhi në fillim të këtij viti kur një grup prej 33 emigrantësh kurdo-irakenë u kapën nga marina e Leçes, ndërsa zbarkuan në brigjet e Salentos të lagur dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas gazetës La Republiça, emigrantët u raportuan autoriteteve se kishin mbërritur në brigjet italiane në bordin e një gomoneje të nisur nga Shqipëria.

Sinjalet për një rrugë trafiku me gomone përmes Adriatikut vihen re edhe me shtimin e numrit të refugjatëve nga Lindja e Mesme të bllokuar nga policia në Vlorë gjatë këtij viti. Prej janarit, Policia e Vlorës ka raportuar ndalimin e dy grupeve me 58 refugjatë në zonën e Novoselës- e cila nuk bën pjesë në rrugët e zakonshme të tranzitit që ndjekin ata në Shqipëri.

Përgjithësisht, refugjatët nga Lindja e Mesme hyjnë në Shqipëri nga Kakavija ose Kapshtica dhe udhëtojnë drejt Shkodrës, prej nga kalojnë më pas në Mal të Zi.

Arrestimi i të enjtes u shoqërua me një sërë njoftimesh kontradiktore për shtyp prej Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes që bashkëpunuan në operacionin që solli arrestimin e dy personave dhe bllokimin e gomones.

Policia në njoftimi e saj nuk e përmendi se të ndaluarit akuzoheshin për trafik klandestinësh duke vënë në dukje vetëm vjedhjen e gomones nga Greqia. Ndërsa një njoftim i Ministrisë së Mbrojtjes në të cilin theksohej se ata dyshoheshin edhe për trafikim të 33 emigrantëve u tërhoq më vonë me pretendimin se ishte bërë një lapsus./Birn

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Më ço në spital, nxito…”/ DJ rrëfen momentet pas vrasjes në Ksamil: Sokrat Vata ishte i mbuluar me gjak dhe mbante dorën poshtë bluzës

18:07 / August 22, 2026

U dëmtua gjatë aksionit për shuarjen e flakëve në Mirditë, punonjësi i FA përfundon te Trauma

16:59 / August 22, 2026

Sekuestrohet 1 mln euro drogë! Goditet trafiku i kanabisit nga Kanadaja në Shqipëri, 3 në pranga

16:49 / August 22, 2026

“Na shanë nga nëna”, dëshmia tronditëse e mikut të portugezit të vrarë: Autori e qëlloi me thikë në zemër

12:19 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.