Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Piku i koronavirusit në Shqipëri është arritur në fund të marsit’, Pëllumb Pipero zbulon arsyen pse disa ditë ka shumë raste se tjerat

19:11 / April 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pipero
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Pipero u shpreh se piku i koronavirusit në Shqipëri është arritur në fund të marsit dhe në fillim të prillit.

Në një intervistë në “Mbrëmje në Abc” , mjeku tha se në gjykimin e tij, kemi të bëjmë me një ecuri shumë të butë të epidemisë, dhe sipas tij është nën kontroll.

“Në fazën e parë kishim një paralelizëm midis rasteve të konfirmuara dhe atyre që shtroheshin në spital, në fazën e dytë  këto paralele janë ndarë. Numri i rasteve në spital, vjen duke u ulur, numri i rasteve të shëruar vjen duke u rritur. Testi që përdorim aktualisht, tamponi është test diagnostikues dhe konfirmues. Ka luhatje. Unë kriter, apo indikator i rëndësishëm i ecurisë së epidemisë është numri i rasteve të shtruara në spital, numri është 10 herë më i ulët. Në këtë këndvështrim, unë besoj se kemi të bëjmë me një ecuri shumë të butë të epidemisë, dhe totalisht nën kontroll.

Nëse do të pyesim si është kurba dhe grafiku. Grafiku është tjetër gjë dhe kurba tjetër gjë. Në opinionin tim ne e kemi kaluar atë që do e quanim pik. Ne e kemi kaluar atë fazës në fund të marsit dhe në fillim të prillit, ku kishim 13 raste në ditë të shtruar në spital”, u shpreh Pipero.

Mjeku tha më tej se numri i tamponeve është i lartë dhe ata gjurmojnë kontaktet e afërta. Siç thotë ai kjo është edhe arsyeja që disa ditë kemi shumë raste dhe disa ditë më pak.

“Numri i tamponëve, që në opinionin tim është e lartë, kjo për arsye se ne gjurmojnë kontakte e afërta. Kjo është arsyeja që disa ditë kemi shumë raste dhe më pas nuk kemi. Në këtë aspekt ndodhin këto”, u shpreh Pipero. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh drejtuesit politikë në Pogradec, ja axhenda

11:22 / August 23, 2026

Thellohet bilanci nga aksidenti në Durrës, shkon në katër numri i të vdekurve. Ndërron jetë te “Trauma” 16-vjeçari

11:01 / August 23, 2026

Pezullimi i vizave për 75 vende/ Gjykata amerikane rrëzon vendimin e presidentit Trump, mes shteteve të prekura është edhe Shqipëria

21:38 / August 22, 2026

Gonxhja ndan pamje nga ceremonia e hapjes së Lojërave Mesdhetare Taranto 2026

21:00 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.