Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Brukseli pret sot samitin BE-Ballkani Perëndimor, prioritet marrëdhëniet dhe integrimi i vendeve aspirate

09:27 / November 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 3 12 1024x619 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bukseli do të mirëpresë sot liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe ato të vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor. Në fokus të samitit do të jetë rëndësia strategjike të marrëdhënieve mes BE-së dhe rajonit dhe progresi në integrimin gradual të shteteve aspirate.

Bashkimin Evropian në këtë samit do ta përfaqësojnë presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen.

Liderët do të vlerësojnë ecurinë e integrimit gradual të rajonit në Bashkimin Evropian, veçanërisht përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, si dhe do të diskutojnë hapat e mëtejshëm për zbatimin e tij. Në fokus të diskutimeve do të jenë edhe sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë, në një mjedis gjithnjë e më kompleks gjeopolitik.

Për të dytën herë, Serbia nuk do të marrë pjesë në samit. Presidenti në detyrë dhe kryetari i Kuvendit, Aleksandar Çupiç nuk do të jetë i pranishëm për shkak të periudhës tranzitore në Beograd pas zgjedhjeve të përgjitshme, situatë kjo e mirëkuptuar nga zyrtarët e Evropës.

Dhjetorin e kaluar, ish-presidenti Aleksandër Vuçiç, bojkotoi samitin si reagim ndaj moshapjes së grupkapitullit të tretë në negociatat e anëtarësimit në BE.

Samiti i radhës BE–Ballkani Perëndimor mund të jetë i fundit ku Mali i Zi merr pjesë me statusin e vendit kandidat, pasi Podgorica është pranë përfundimit të procesit të negociatave për anëtarësim. Mali i Zi synon të mbyllë të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të këtij viti, ndërsa nënshkrimi i Traktatit të Anëtarësimit pritet të realizohet jo më herët se qershori i vitit të ardhshëm. Pas këtij hapi, vendi do të kalojë në statusin e vendit aderues në Bashkimin Evropian.

Ballkani Perëndimor brukseli samiti i be
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana mirëpret mbi 600 investitorë nga Europa dhe rajoni, Rama ndan pamjet

08:45 / November 25, 2026

Jensen Huang kërkon falje para punonjësve të Nvidia-s: Bëra gabime të tmerrshme, jam në terapi

21:41 / November 24, 2026

Berisha: Le të krijojmë frontin për t’i dhënë fund këtij regjimi

21:20 / November 24, 2026

Hetime për abuzime me 13-vjeçaren, arrestohen dy persona

20:58 / November 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.