Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha: Le të krijojmë frontin për t’i dhënë fund këtij regjimi

21:20 / November 24, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga foltorja e Ripërtëritjes në Durrës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli në lidhje me protestat e studentëve dhe zhvillimet politike në vend, duke deklaruar se në përballjen mes pushtetit dhe qytetarëve, fjalën e fundit e ka sovrani.

Ashtu si herët e tjera Berisha e cilësoi qeverisjen “narkodiktaturë”, duke e krahasuar situatën politike me periudhën e fundit të regjimit komunist. Ai solli në vëmendje protestat studentore të dhjetorit 1990 dhe mënyrën se si studentët kishin zgjedhur vetë përfaqësuesit e tyre.

“Në qoftë se kthehemi bashkë me ata që kanë memorie, u kërkoj ndjesë të rinjve që janë fatlumë që nuk i njohin ato vite, por në qoftë se kthehemi pas jo në vitet e zeza, por në vitet ’90, krahasojmë disa zhvillime.Edhe atëherë studentët u ngritën kundër regjimit. Regjimi ishte i dyzuar, të përdorë forcën apo të kërkojë marrëveshje me ta. Regjimi, për të shmangur një skenar të Bukureshtit, vendosi të negociojë me ta.

Por një gjë, ishin studentët ato dy ditë me datën 10 dhe 11 dhjetor të vitit 1990, që zgjodhën përfaqësuesit e tyre. U mblodhën në ato salla dhe votonin njëri-tjetrin, zgjidhnin njëri-tjetrin dhe nuk ua zgjodhi njëri. Imagjinoni këtë të sotmin. Pasi theu kafka, theu gjymtyrë, u dha plumbin e gomës në lule të ballit, pasi përdori të gjitha mjetet kundër tyre, i zgjodhi si hijenë një grusht studentësh dhe u shfaq aty ku diktatori i fundit komunist u shfaq me studentët”, tha Berisha.

Kreu i PD tha u ndal edhe te protesta e 28 Nëntorit, duke u shprehur se këtë vit Flamurit do të nderohet nga shqiptarët në një mënyrë të veçantë.

“Studentët janë të gatshëm dhe do jenë të gatshëm, takohu me kë të duash prapa skenave, por ata do t’i kesh në shesh të pamposhtur. Data 28 Nëntor po vjen, Flamurit do nderohet nga shqiptarët më mirë se kurrë në historinë e tyre”, tha Berisha.

Më tej Berisha, u bëri thirrje forcave politike opozitare të bashkohen në një front të përbashkët kundër qeverisë së Edi Ramës, duke theksuar se ‘askush nuk fiton duke qëndruar veçmas’.

Berisha tha se ‘vetëm Partia Demokratike është rritur gjatë këtyre gjashtë muajve’, ndërsa e lidhi këtë me qëndrimet që, sipas tij, ka mbajtur opozita. Ai kërkoi vijimin e procesit të ripërtëritjes dhe hapjen e PD-së ndaj të rinjve dhe grave, me synimin për krijimin e ‘frontit më të gjerë kundër qeverisë.

“Ftoj nga Durrësi të gjithë shqiptarët, ftoj të gjitha forcat politike opozitare që ndjehen opozitare, të krijojmë një front të përbashkët për t’i dhënë shtytjen e fundit këtij regjimi çnjerëzor anti-shqiptar. Për të hapur rrugët e shpresës, për të hapur mundësinë që shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin më të mirët e më të mirëve që besojnë.

U rrit vetëm Partia Demokratike gjatë këtyre gjashtë muajve. Pse?

Se mbajti qëndrimet më të ndershme, sepse që në fillim deklaroi: Armiku i armikut tim është aleati im në luftë kundër të keqes.  Një parim i përdorur nga romakët që nga lashtësia romake e gjer sot para rreziqeve ekzistencialë.

Ripërtëritjen ta konceptojmë si detyrim madhor për secilin prej nesh, për të shtrirë dorën dhe të bëjmë gjithçka për frontin më të gjerë e më të fuqishëm që ka njohur Shqipëria kundër këtij rreziku madhor ekzistencial dhe ju garantoj se do fitojmë”, nënvizoi Berisha.

Berisha frontin fund krijojme regjimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti Begaj pret kreun e Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu

15:50 / November 24, 2026

Taulant Balla reagon pas përjashtimit të Elisa Spiropalit nga PS: Më vjen keq që pas 9 vitesh shkojmë në këtë vendimmarrje

12:37 / November 24, 2026

Debat në Kuvend për progresraportin e BE/ Seanca e mocionit u kërkua nga PD, mbahet në 10 dhjetor

11:10 / November 24, 2026

Elisa Spiropali përjashtohet nga strukturat drejtuese të PS, dy deputetë abstenojnë, ja kush janë

11:00 / November 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.