Familjarët e 16-vjeçares së infektuar me Covid-19, në fshatin Kostren në Berat, kanë rezultuar negativë pasi iu nënshtruan analizës. Gjithashtu mësohet se negativë, kanë rezultuar edhe stafi mjekësor i ambulancës së fshatit Kostren.
Një ditë më parë u bë publik lajmi për infektimin e 16-vjeçares në Berat. Sipas mjekëve bëhet me dije se adoleshnjta ka shfaqur shenja të lodhjes trupore dhe më pas temperaturë e lartë, që prej tri ditësh, por vetëm dje është dërguar në spital.
Vajza ka qëndruar rreth 2 orë në Spital dhe pasi i është bërë ekzaminimi dhe tamponi është dërguar në banesën e saj. Sot në ditën e tretë i është kthyer dhe përgjigja dhe ka rezultuar poziitve me COVID-19, duke u bërë rasti i tretë në Berat, por ende nuk dihet se si ajo ka rënë në kontakt me virusin.
Ndërkohë, Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në vendin tonë rezultojnë të infektuar 726 persona dhe betejën me COVID-19 e kanë fituar 410 qytetarë. Numri i viktimave ka shkuar në 28.
