Diplomatët kinezë iu drejtuan zyrtarëve të qeverisë gjermane në përpjekje për t’i inkurajuar ata të japin deklarata pozitive se si Pekin po e menaxhon pandeminë e koronavirusit. Këtë gjë tha ministri gjerman i brendshëm në një letër këtë muaj.
“Qeveria gjermane është në dijeni të kontakteve individuale të bëra nga diplomatët kinezë me qëllim të ndikimit të deklaratave pozitive publike mbi menaxhimin e koronavirusit nga Republika Popullore e Kinës,”- thuhet në letër.
“Qeveria federale nuk i ka përmbushur këto kërkesa,“- vijohet më tej.
Letra ishte e datës 22 Prill dhe iu dërgua anëtarit të parlamentit të Partisë së Gjelbër Margarete Bause, në përgjigje të pyetjes së saj, nëse diplomatët kinezë kishin kontaktuar me zyrtarë gjermanë me qëllimin për t’i inkurajuar ata të bënin vërejtje pozitive.
Komente u raportuan për herë të parë nga gazeta WElt am Sonntag. Gazeta citoi ambasadën kineze në Berlin për kundërshtimin e raportit, të cilin e quajti të pavërtetë.
Në letër, ministria e brendshme tha se qeveria kishte pranuar përpjekjet e Kinës për të përmirësuar pandeminë, veçanërisht që nga 23 janari. Ajo vazhdoi të thotë që Berlini i kishte thënë qeverisë kineze se besonte se transparenca ishte e rëndësishme për luftimin e pandemisë, pa thënë nëse besonte se qeveria kineze kishte qenë transparente apo jo.
Të Premten, Reuters raportoi se Kina po kërkon të bllokojë një raport të Bashkimit Evropian, ku pretendohet se Pekini po përhapte dezinformata në lidhje me shpërthimin e koronavirusit, sipas katër burimeve dhe korrespondencës diplomatike.