Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur këtë mëngjes për situatën në Wake Up ku theksoi sërish se virusi mund të rikthehet në fund të vjeshtës, por rikthimi i një vale të dytë sipas tij do të jetë me pasoja më të lehta në të gjithë globin.
“Virusi mund të bëjë dhe sjellje të çuditshme dhe për këtë duhet të përgatitemi. Në rast se ky virus dhe gjasat janë të ndodhë kjo që them unë sepse thuhet nga të gjithë epidemologët që ka strukturë të qëndrueshme gjenetikisht çka e bën që gjasat për të pësuar ndryshime gjenetike janë shumë të vogla. nëse virusi nuk pëson ndryshime gjenetike, rikthimi i një vale të dytë të tij do të jetë me pasoja më të lehta për të gjithë globin. E kam thënë sepse një pjesë e madhe e popullsisë bie në kontakt që valën e parë. Ne mësohemi të bashkëjetojmë, jemi më alert dhe kapacitetet shëndetësore janë të përgatitura tani. Shkenca po punon fort. Edhe nëse kthehen dëmi do të jetë shumë herë më i vogël se këtë radhë”, tha Pipero.
Ai shtoi se duhet të jemi të përgatitur për një valë të dytë, por duhet të jetë kujdesi më i madh dhe dëmi më i vogël për arsyet që ai renditi.
