Autoritetet në Londër kanë publikuar fotot e 9 personave më të kërkuar në jug të saj, mes të cilëve është edhe një shqiptar.
Sipas mediave lokale, policia kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e tyre. Shqiptari i kërkuar është Mirjan Luku, 30 vjeç i cili kërkohet për prodhim të kanabisit.
Ai u gjet në vendin e ngjarjes në një fabrikë të mbushur me kanabis në një adresë në Lee Green, Levvisham, më 30 korrik 2019.
Pas arrestimit, Mirjan u dërgua në Gjykatën e Magjistraturës Bromley megjithatë, ai u la i lirë në Gjykatën e Magjistraturës Bromley dhe tani kërkohet sërish.
Ai përshkruhet si një mashkull shqiptar, me një gjatësi mesatare mesëm, flokë të shkurtër të zi dhe sy të gjelbër.
